Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar sot rreth orës 00:50, me 22 shtator 2017, njofton Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale, Mitrovicë.
Sipas një njoftimi të Policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë vozitësi M. XH., 36 vjeçar.
“Vdekjen e konfirmoi mjeku kujdestar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku njëri dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë dhe tjetri lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, prokurori kujdestar si dhe mjekësia ligjore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer vendshikimin e ngjarjes.
“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në mjekësinë ligjore për obduksion”, përfundohet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe