Samsung e kishte filluar vitin 2017 duke i prezantuar celularët Galaxy A5 2017 dhe Galaxy A3 2017 në CES të Las Vegasit, ndërsa të dy këta celularë përmbajnë karakteristika nga Galaxy S7.
Galaxy A5 2017 po vlerësohet si një nga celularët më të mirë për momentin, e kjo falë dizajnit elegant që posedon. Viteve të fundit, dizajni i celularëve ‘mesatar’ ka shënuar progres dhe është bërë më elegant, duke lënë përshtypje të mirë te blerësit potencialë, transmeton Telegrafi.
Faktikisht, Galaxy A5 2017 i cili ka ngjashmëri të madhe me Galaxy S7.
Galaxy A5 2017 vjen me dizajn metalik, i mbuluar me xham 3D, ndërsa është i llojit ‘Edge’. Në pjesën e pasme të celularit gjendet logoja e Samsung-ut, drita LED dhe kamera e mahnitshme prej 16 megapixel.
Celulari ju dhuron një ndjenjë komforti kur e mbani në duar, ndërsa shumë lehtë mund të mbahet me vetëm një dorë, sepse nuk rrëshqet nga dora.
Ekrani vjen me madhësi 5.2 inç Super AMOLED dhe një rezolucion Full HD prej 1920 x 1080 px. Ekrani mbrohet nga xhami i kualitetit të lartë Gorilla Glass 4, ndërsa teknologjia, matjet dhe rezolucioni janë identike me ato të gjeneratave paraprake.
Galaxy A5 ka edhe karakteristikën ‘Always-On’, e cila nuk është e zakonshme në mesin e celularëve mesatar. Kjo karakteristikë është prezantuar në celularin Galaxy S7, ndërsa ju mundëson që tërë kohën të keni mundësi ta shihni orën, datën dhe baterinë.
Specifikat e veçanta të Galaxy A5 2017
Certifikimi IP68 është një karakteristikë tjetër e cila nuk gjendet shpesh në mesin e celularëve mesatar, por këtë certifikim e posedon A5 2017. Ky certifikim e mbron celularin nga pluhuri dhe uji, gjë që e bën pajisjen më të përshtatshme për ta përdorur në aktivitete të ndryshme. Samsung Galaxy A5 2017 mund të qëndrojë në një thellësi uji deri në 1.5 metra për jo më shumë se 30 minuta.
Softueri i Galaxy A5 2017
Edhe në softuer Galaxy A5 2017 posedon karakteristika të cilat mund të joshin blerës potencialë: pajisja vjen me Android 6.0.1 Marshmallow. Ndërsa në mesin e aplikacioneve të para-instaluara mund t’i gjeni aplikacionet dhe shërbimet e Google, aplikacionet e Samsungut (S Health dhe S Voice) dhe gjashtë aplikacione të Microsoft.
Performanca e Galaxy A5 2017
Performanca e këtij celulari karakterizohet me Exynos 7880, me shpejtësi prej 1.9 GHz dhe 3GB RAM. Ana grafike sigurohet nga çipi Mali T830 MP3. Celulari vjen me një hapësirë të brendshme prej 32GB, të cilën mund ta zgjeroni deri mbi 256GB përmes një karte SD. /Telegrafi/
Specifikat teknike të Samsung Galaxy A5 2017
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe