LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Pa votimin e Demarkacionit dhe pa luftimin e korrupsionit nuk hiqen vizat

Apostolova: Pa votimin e Demarkacionit dhe pa luftimin e korrupsionit nuk hiqen vizat

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se pa votimin e Demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit vizat nuk do të hiqen.

Apostolova në një interviste për “Zërin” ajo ka folur për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kushte këto për të cilat BE-ja nuk do të bëjë kompromis për heqjen e vizave.

“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë dhe ka folur përmes nivelit më të lartë, le të themi përmes hierarkisë evropiane. Kemi thënë se jemi shumë të vendosur për faktin se janë dy kushtëzime për liberalizimin e vizave; njëri Demarkacioni dhe i dyti është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili është një proces që duhet të vijojë. Pra, se si do të arrihet pajtimi rreth Demarkacionit, që është një Marrëveshje ndërmjet dy vendeve, Malit të Zi dhe Kosovës. Ne nuk jemi ata që do ta propozojmë zgjidhjen, ne kemi insistuar që Demarkacioni i kufirit të votohet sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi jemi këtu dhe po e shohim se sa e rëndësishme është për të rinjtë e këtij vendi. Sidoqoftë, se si Qeveria tani me këtë Parlament mbështetës do ta kalojë Ligjin e Demarkacionit kjo është puna e tyre. Pra, përsëri e theksoj se për ne është me rëndësi rezultati përfundimtar. Duhet ta kemi Demarkacionin e votuar. Nëse të dyja vendet vendosin të bëjnë marrëveshje të ndryshme kjo është çështje e tyre. Ne do ta pranojmë atë, por ata duhet të jenë të vetëdijshëm se pa një zgjidhje përfundimtare për Demarkacionin dhe për të arriturat në luftën kundër korrupsionit Bashkimi Evropian nuk do ta marrë asnjë vendim politik për të hequr dorë nga këto dy kushtëzime”, tha ajo. /Zëri/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori