LAJMI I FUNDIT:

Vetura elektrike e Opel kalon 750 kilometra me vetëm një mbushje (Foto)

Vetura elektrike e Opel kalon 750 kilometra me vetëm një mbushje (Foto)

Me çdo gjeneratë të re të veturave elektrike, rritet edhe autonomia drejtuese dhe në saje të entuziastëve që duan të zhvendosin kufijtë, modelet e reja të energjisë elektrike janë në gjendje të kalojnë ndjeshëm më shumë se rrezja e vlerësuar e lëvizjes.

Pas rekordit të Tesla S, duke kaluar mbi 1.000 km me vetëm një mbushje të baterisë, një përpjekje e ngjashme u bë nga dy gazetarë gjermanë, të cilët çuan Opel Amper nga Aachen, në perëndim të Gjermanisë, deri në Gerlitz, i cili ndodhet në lindje të vendit. Me këtë rast, ata kaluan distancën prej 754,9 km, me vetëm një mbushje të baterisë.


Për të arritur këtë rezultat, i cili për 230 km është më i mirë se sa vlerësimi zyrtar i autonomisë së automobilit sipas standardit NEDC, gazetarët është dashur të vozitin shumë ngadalë, dhe gjithsej udhëtuan 25 orë e 30 minuta.