Nga 159 anëtarë të bordeve në 31 ndërmarrje publike, 135 prej tyre janë burra dhe 24 gra, ndërsa vetëm pesë borde kryesohen nga gratë.
Kështu është thënë me rastin e prezantimit të analizës “Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura” nga Instituti GAP, sipas së cilës del se ka një pjesëmarrje shumë të ulët të grave në pozita menaxheriale në ndërmarrje publike, institucione dhe agjenci të pavarura, me vetëm 13 për qind të grave në moshë pune të punësuara.
Sipas kësaj analize, nga 184 anëtarë të bordeve në institucione dhe agjenci të pavarura, 149 janë burra, 30 janë gra dhe për 5 anëtarë nuk ka informacion.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se numri i grave në ndërmarrjet publike qendrore është edhe më i ulët, ndërsa pritet që përmes nxjerrjes të një Ligji të ri për Ndërmarrjet Publike të ketë mundësi të bëhen ndryshimet sa i përket barazisë gjinore.
“Ndërmarrjet Publike Qendrore që ne i kemi në menaxhim si Ministri e Zhvillimit Ekonomik, kanë vetëm 13 për qind gra. Raporti juaj ishte diku rreth 15 për qind, mirëpo nëse i marrim ato qendrore kemi edhe më pak. Hiq më larg se dje kemi nënshkruar një koncept-dokument ku e kemi dërguar në Qeveri për aprovim. Një koncept-dokument, i cili kërkon që Ligji për Ndërmarrjet Publike të nxirret krejtësisht i ri dhe aty e kemi të paraparë edhe pjesën e barazisë gjinore Kështu që e kemi një mundësi perfekte ku mund ta bëjmë këtë ndryshim, të gjithë së bashku”, ka thënë ai.
Jeton Mehmeti nga Instituti GAP, ka thënë se pavarësisht se situata e arsimimit të gruas në Kosovë është përmirësuar, ka një numër shumë të ulët të grave të punësuara. Sa i përket numrit të ulët të grave në borde, Mehmeti tha se kjo nuk ka se si të jetë ndryshe kur edhe komisionet përbëhen 98 për qind nga burrat.
“Mbi 95 për qind e pozitave të larta në Qeverinë e Kosovës udhëhiqen nga burrat, 82 për qind e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike janë burra. Në përgjithësi, gratë janë më pak të punësuara në sektorin publik dhe shumë më pak të përfaqësuara në pozita të larta udhëheqëse. Në përgjithësi, punësimi i njerëzve në ndërmarrje publike sidomos në aspektin e bordeve të ndërmarrjeve publike, ka pasur telashe. Agjencia kundër Korrupsionit ka hasur në 17 raste ku anëtarët e bordeve janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike”, tha ai.
Ndryshe, tri organet kolegjiale që kryesohen nga gratë janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri