LAJMI I FUNDIT:

Si ndikon beqaria në përmirësimin e jetës së individëve

Si ndikon beqaria në përmirësimin e jetës së individëve

Amerikanët beqarë tanimë e përfaqësojnë shumicën, por kjo nuk do të thotë se beqaria është gjë e keqe.

Siç shkruan sociologu Eric Klinenberg në librin e tij, të jetuarit vetëm shpeshherë shihet si problem social dhe shenjë e zhdukjes së jetës publike. Por, normalisht, jo gjithsecili mendon ashtu, transmeton Telegrafi.

“Për dekada të tëra shkencëtarët janë brengosur se lidhjet tona shoqërore janë duke u rrënuar, dhe se jemi duke u shndërruar në një shoqëri të narcisistëve të vetmuar, por unë nuk jam bindur me këtë konstatim”, ka treguar Klinenberg për “The New York Times”.


Dhe si Klinenberg mendojnë edhe një numër i madh i hulumtuesve, të cilët kanë kryer hulumtime të shumta për të treguar se të qenit beqar ndikon në suksesin tuaj në jetë:

Beqarët zakonisht janë më të shoqërueshëm

Hulumtimet sugjerojnë se, krahasuar me njerëzit e martuar, amerikanët të cilët gjithmonë kanë qenë beqarë janë më të prirë ta mbështesin dhe të qëndrojnë në kontakt me familjen, e gjithashtu janë më të prirë t’i ndihmojnë dhe inkurajojnë miqtë e fqinjët.

Beqarët kanë më shumë kohë për vetveten

Klinenberg gjithashtu beson se, në epokën e zgjerimit të medieve digjitale dhe rritjes së lidhjeve të ndryshme, të qenit beqar ofron një avantazh të qartë: më shumë kohë për veten.

Duke shpenzuar më shumë kohë në vetmi njerëzit kanë kohë të zbulojnë se kush janë në të vërtetë dhe t’i japin kuptim jetës së tyre.

Përveç këtyre dyjave, beqarët gjithashtu shpenzojnë më shumë kohë në aventura, në rritje personale, kanë më pak borxhe, punojnë më pak orë se të martuarit dhe bëjnë më shumë ushtrime fizike. /Telegrafi/