LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushi që shokoi botën – ku gjendet ai tani? Reportazh prekës i BBC për pasojat e luftës së Jemenit (Video)

Vogëlushi që shokoi botën – ku gjendet ai tani? Reportazh prekës i BBC për pasojat e luftës së Jemenit (Video)

Mijëra të vdekur dhe shumë të plagosur kanë mbetur si pasojë e Luftës së Jemenit, por këto nuk janë të vetmet pasoja.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e kësaj lufte, miliona njerëz tanimë vuajnë edhe nga uria.


Dhe me një gjendje të tillë përballën mijëra bashkëmoshatarë të Saleemit, i cili për fatin e tij të mirë kishte gjetur mbështetje nga ekipet e shpëtimit.

Gjithsesi, Saleem i cili ka përjetuar ngjarje të tmerrshme, tanimë edhe pse i ushqyer mirë, ka pasoja tjera – ai ka dëmtime në tru dhe rritja e tij nuk po shkon ashtu siç do të duhej.

Për të, por edhe për shumë fëmijë të tjerë, rrjeti televiziv BBC ka bërë një reportazh, në të cilën shihet se si duket Saleem sot, një vit pasi ishte shpëtuar.

Reportazhi flet edhe për gjendjen e mjerë të fëmijëve të tjerë.

“Saleem ishte shtatë vjeç dhe i kequshqyer. Së bashku me të edhe rreth 350 mijë fëmijë të tjerë të Jemenit. Ky numër tanimë ka shkuar në rreth 2 milionë. Ky është Saleemi tash. Ekipet e shpëtimit e mbajtën atë gjallë. Truri i tij ka pësuar dëmtime dhe rritja e tij nuk po shkon në mënyrë të duhur”, thuhet ndër tjerash në reportazh .

Ndërkohë në reportazh flitet edhe për gjendjen e rëndë të bashkëmoshatarëve të Saleem.

Sipas asaj që thuhet në të, prindërve nuk u ka mbetur asgjë, përveç shpresës për fëmijët e tyre.

“Dua që të vazhdojë shkollimin, nëse mbijeton”, thotë një grua, për fëmijën e saj, gjithashtu në gjendje të rëndë. “Por nuk mendoj se ajo do të mbijetojë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori