Pas superioritetit të dukshëm të shfaqur të shtunën në mbrëmje nga Sebastian Vettel, në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit, ishte thuajse e sigurt që himni gjerman do të shoqëronte fillimin e festës për fitoren e pestë sezonale të pilotit nga Heppenheim.
Por festa faktikisht nisi me një tjetër himn, atë për fitoren e shtatë sezonale të Lewis Hamilton dhe të katërtën në këtë pistë, në fund të një gare tejet të gjatë prej mbi 2 orësh, si për shkak të reshjeve të shiut, ashtu edhe për futjen disa herë të makinës së sigurisë që ngadalësoi ritmin e garës, që fatkeqësisht zgjati shumë pak për Ferrarin.
Gara për Kimi Raikkonen përfundoi në fundin e kthesës së parë, ndërsa jo e Sebastian Vettel zgjati pak metra më shumë, mjaftueshëm për njëvendëshen me numrin 5 sa për të marrë kthesën e tretë me një kthesë të papritur 180 gradë dhe për t’u dorëzuar përfundimisht pak më tutje.
“Nuk besoj se ekziston dikush që dëshiron ta mbyllë garën kaq herët”, u shpreh piloti gjerman i Ferrarit të shtunën në mbrëmje, për reporterët që e pyesnin nëse ishte i shqetësuar pas asaj situate kur u gjend mes Verstappenit dhe Ricciardos, dy pilotë që në këtë Botëror të Formulës 1 përpiqen të gjejnë vetëm disa ditë të lumtura. Por, për fatin e tij të keq, shkoi kështu si shkoi.
Ajo çfarë ndodhi, më mirë e lëmë sipas përshkrimit që ka bërë FIA në komunikatën e shpërndarë, pasi shqyrtoi rastin, me një juri të përbërë nga Emanuele Pirro, Silvia Bellot, Gerd Ennser dhe Nish Shetty.
“Raikkonen pati një nisje të mirë dhe ishte në gjendje të parakalonte Verstappenin nga e majta (shumë pranë murit kufizues). Vettel pati një nisje më të ngadalshme, u spostua në të majtë, aty ku Ferrari i Kimit dhe Red Bulli i Max Verstappenit u prekën me njëra-tjetrën, duke përfshirë në këtë aksident edhe njëvendëshen e Sebastian Vettel dhe McLarenin e Alonsos”.
Një verdikt i vështirë për t’u pranuar nga tifozët e Ferrarit, por me të cilin kanë rënë dakord edhe legjenda të sportit më të ndjekur të automobilizmit, si Niki Lauda, Villeneuve dhe Damon Hill. Përfundimi, i thënë me fjalë të tjera, është se “faji mbetet i Vettelit”. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë
“Ai meritonte pesë Topa të Artë”, Buffon emëron lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur
Jurgen Klopp deshi ta zëvendësonte Salah me lojtarin që ka dështuar tek Manchester United
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret
Nga Dellova te Rexhebeçaj - pesë lojtarët që treguan se janë gati për Kosovën nën drejtimin e Fraco Fodas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian