LAJMI I FUNDIT:

A është fundi i botës më 23 shtator dhe cila është teoria rreth Planetit X?

A është fundi i botës më 23 shtator dhe cila është teoria rreth Planetit X?

Fundi i botës, siç e njohim ne, mund të jetë së shpejti nëse duhet besuar teoricienët e konspiracionit – pasi ata frikësohen se një planet do të godasë Tokën më 23 shtator 2017.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një teori e tillë është bazuar edhe në pjesë biblike që në dukje mbështesin një parashikim shekullor të fundit të botës.


Por për çfarë në fakt bëhet fjalë? A është fundi i botës më 23 shtator?

Një numerolog kristian pohon se bëhet fjalë për një varg në Bibël që dëshmon se bota do të përfundojë më 23 shtator.

Por NASA ka hedhur poshtë pretendimet, duke këmbëngulur se teoria e Planet X është thjesht një mashtrim.

Cila është teoria e David Meade për Planet X dhe eklipsin diellor të Amerikës së Madhe?

Konspiracionet rreth planetit misterioz të quajtur Nibiru sugjerojnë se ai mund të drejtohet drejt Tokës për ta shkatërruar atë më 23 shtator.

Për herë të parë kjo përmendet në vitin 1976 nga autori Zecharia Sitchin në librin e tij “The 12th Planet”.

Ai besonte se planeti ishte shtëpia e të huajve të lashtë të quajtur Annunaki që pretendonin se kishin krijuar racën njerëzore.

E derisa data afrohet shpejtë, teoricieni i konspiracioneve David Meade pret dhe thotë se Nibiru, i njohur gjithashtu si Planet X, do të kalojë Tokën – duke sjellë me vete shpërthimet vullkanike, tsunami dhe tërmete. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Interesante
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori