Në ditën e varrimit, arrestohen një vajzë dhe i dyshuari për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka (Video)
Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e mbrëmjes së të dielës dy persona, në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka.
Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Ndaj dy të arrestuarve, një femër dhe një mashkull, që të dy të mitur, policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin në fjalë”, ka thënë Borovci për Express, që ka raportuar më herët se i dyshuari kryesor për vrasjen është një i ardhur nga Amerika, G.H., me të cilin kishte pasur edhe një herë tjetër probleme.
Arrestimin e këtyre dy personave, për klan Kosovën e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit Valdet Gashi.
Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se policia po zhvillon hetimet ndaj dy të arrestuarve “lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin”.
Auloni, i cili ka edhe një motër e vëlla, u vra me katër plumba, të shtunën në Prishtinë. Trupit të tij i është bërë obduksioni, ndërsa varrimi është kryer të dielën në orën 17:00.
Se çfarë kanë thënë miqtë e tij për Aulonin, shikojeni storjen e mëposhtme.
https://youtu.be/RNZze4M4Pqs
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtetasja e Kosovës mashtrohet nga një person nga Tetova, i premtoi marrjen e provimit për gjuhën gjermane
“Peceta nuk është luks”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë – kërkohet që produktet menstruale të lirohen nga tarifat doganore
Dumani: Blerja e pronave forma kryesore e pastrimit të parave, bankat të përfshira
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251