LAJMI I FUNDIT:

Shuma marramendëse për tërheqjen e investuesve të huaj në Maqedoni – 31 milionë në media të huaja, 12.5 në media vendore

Shuma marramendëse për tërheqjen e investuesve të huaj në Maqedoni – 31 milionë në media të huaja, 12.5 në media vendore

Qeveria e kaluar e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, në një periudhë prej 10 vitesh, me arsyen e tërheqjes së investimeve të huaja ka harxhuar 130 milionë euro, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

“Analiza tregon se kjo shtyllë e harxhimeve të bëra gjatë 10 viteve të kaluara është tepër e lartë, joracional dhe len hapësirë për shumë analiza dhe hulumtime në të ardhmen”, tha Boshnjakovski në konferencë për shtyp, përcjell Teegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se qeveria e kaluar ka harxhuar mbi 31 milionë euro për reklama në media të huaja, ndërsa si shtesë e kësaj shume të harxhuar, në mediat vendase ka paguar edhe 12.5 milionë euro shtesë dhe Boshnjakovski parashtroi pyetjen se pse janë paguar milionë euro në media të Maqedonisë, në çfarë mënyre ato do të mund të tërhiqnin investitorë të huaj dhe për çka janë dhënë ato 12.5 milionë euro.


Për të ashtuquajturat ‘road show’, ministrat pa resorë së bashku me ish kryeministrin kanë harxhuar 5.6 milionë euro mjete të buxhetit shtetëror.

“Promovuesit ekonomik, roli i të cilëve asnjëherë nuk u sqarua publikisht dhe në mënyrë transparente dhe ishte në konflikt me diplomacinë e Maqedonisë, i kanë kushtuar qytetarët e Maqedonisë plot 12.5 miionë euro”, tha Boshnjakovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se sa është dobia e vendit nga kompanitë e huaja, Boshnjakovski tha se ajo analizë është në përpunim e sipër, por rikujtoi se të gjitha kontratat me kompanitë e huaja janë deklasifikuar dhe nëse këto të dhëna kërkohen nga institucionet, do të jenë në qasje të publikut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori