LAJMI I FUNDIT:

Gucati thotë se Haradinaj s’do të rrijë duarkryq për rastin Rikalo

Gucati thotë se Haradinaj s’do të rrijë duarkryq për rastin Rikalo

Organizatat e Dala nga Lufta besojnë se organet e drejtësisë në vend nuk do të rrinë ‘duar kryq’ ndaj rastit të ministrit serb të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili është përfolur se ka bërë keqtrajtime gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati thotë se nëse janë të  vërteta deklaratat e dëshmitarëve për ministrin në fjalë, atëherë i njëjti duhet sa më shpejtë të largohet nga qeveria “Haradinaj”.

“Nëse është e vërtetë, atëherë kjo është një turp për neve me mbajt atë në qeveri dhe në institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.


Sipas Gucatit, me Rikalon duhet të merren drejtësia dhe hetuesia, e jo organizata e veteranëve.

Mirëpo, ai shpreson se sa më shpejt duhet do të zbardhet e vërteta për të.

“Ne e dijmë edhe rastin e Jabllanoviqit kur i ka fy nënat shqiptare, nanat tona, dhe pastaj e kanë tërheq. Nëse është kështu, unë besoj në punën e gjeneralit Haradinajt dhe ai të merr hapa ndaj tij. Unë për protesta nuk do të kisha thënë, por më shumë i besoj punës së z.Haradinaj dhe t’i merr hapat e duhur dhe nuk do të na len me dal me protestu ndaj atij krimineli, nëse është kriminel, po them”, është shprehur Gucati, për Indeksonline.

Ndryshe, ministri Rikallo përmes një letre drejtuar mediave ka thënë se ndihet i pastër dhe se gjatë kohës sa ishte në Prishtinë ka luajtur basketboll, ka studiuar dhe ka jetuar jetë të qetë duke i respektuar secilin fqinj shqiptarë.

“Si një person që është dëshmuar në angazhim për pajtim mes komuniteteve dhe për një shoqëri multietnike gjatë 18 viteve të fundit, e kuptoj se plagët e luftës ende nuk janë shëruar dhe se ende shkaktojnë dhimbje pa marr parasysh se kujt i përkasin. Këto plagë shkaktojnë emocione të thella me të cilat më së lehti manipulohet. Në asnjë moment nuk i kam bërë asnjë të keqe asnjë shqiptari të Kosovës. Deri në vitin 1999 kam luajtur basketboll, kam studiuar dhe kam bërë një jetë të qetë në Prishtinë. Asnjëherë me asnjërin prej fqinjëve nuk jam fjalosur apo hyrë në konflikt. Tani po e shoh se disa prej tyre nuk më paskan pëlqyer edhe aq, por besoj se me shumicën kam pasur respekt”, thuhet ndër të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori