LAJMI I FUNDIT:

Macron kërkon heqjen e embargos që prek popullsinë e Katarit

Macron kërkon heqjen e embargos që prek popullsinë e Katarit

Emmanuel Macron kërkoi sot heqjen sa më shpejtë që të jetë e mundur të masave të embargos që prekin popullsinë e Katarit, thuhet në një komunikatë të Elizesë, të publikuar në përfundim të një takimi mes presidentit francez dhe emirit të Katarit, sheikut Tamim Al Thani.

Që prej tre muajsh, Katari është nën një embargo nga fqinjët e tij të Gjirit, mes të cilëve Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini që e akuzojnë se mbështet terrorizmin.

“Presidenti francez kërkoi që masat e embargos që prekin popullsinë e Katarit, në veçanti familjet dhe studentët, duhet të hiqen sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në këtë komunikatë.


“Macron dhe emiri biseduan për krizën që është duke vazhduar mes Katarit dhe disa vendeve të Lindjes së Mesme. Presidenti i republikës shpreh shqetësimin e tij përballë tensioneve që kërcënojnë stabilitetin rajonal, duke penguar një zgjidhje politike të krizës dhe efikasitetin e luftës së përbashkët kundër terrorizmit”, thekson presidenca franceze.

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori