Rreth nëntë për qind nga të punësuarit në Maqedoni janë të varfër apo kanë të ardhura më të ulëta se 12 mijë denarë, tregojnë të dhënat zyrtare statistikore, të cilat u parashtruan në konferencën e sotme për persona të varfër dhe persona të përjashtuar socialë, që e organizoi Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë. Këto më shpesh janë familje me një të punësuar, të cilët nuk kanë të ardhura shtesë.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, tha se që të tejkalohet problemi, nevojitet të rritet paga minimale në të paktën 12 mijë denarë, të punohet në shkatërrimin e ekonomisë gri ose joformale, si dhe punëtorët të kenë organizim më të fuqishëm sindikal, i cili do të luftojë për të drejtat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ligji për pagë minimale në vitet paraprake ishte 10 mijë denarë dhe është nën pragun e varfërisë. Në Maqedoni është llogaritur se për një familje katëranëtarëshe nevojitet të fitojnë rreth 12 mijë denarë që të jenë mbi nivelin e varfërisë. Ne tani me rritjen e pagës minimale, të gjithë ata të punësuar rregullisht do t’i nxjerrim çdo muaj nga varfëria”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
Kryetarja e Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë Biljana Dukovska, theksoi se hapja e kësaj teme ka dalë nga fakti se deri tani shumë është folur për varfërinë e përgjithshme dhe për njerëzit të cilët në të vërtetë nuk kanë të hanë bukë, por se shumë pakë është folur për personat të cilët punojnë, ndërsa janë të varfër.
Në konferencë ishin prezentë persona të cilët jetojnë në varfëri ose janë të përjashtuar social, të cilët para pjesëmarrësve nga organizatat joqeveritare, por edhe nga institucionet tjera mund t’i këmbejnë përvojat e tyre dhe të mundësojnë hapje të debatit në të cilën duhet të dalin zgjidhje për jetë më cilësore të kësaj kategorie të qytetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025