LAJMI I FUNDIT:

Holanda dhe Maqedonia me marrëveshje të re për bashkëpunim

Holanda dhe Maqedonia me marrëveshje të re për bashkëpunim

Ministria e Financave e Maqedonisë dhe ajo e Holandës nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë me të cilën do ta zgjerojnë bashkëpunim përmes këmbimit të njohurive, përvojave dhe informacioneve për politikat të cilat po zbatohen.

Me marrëveshjen që e nënshkruan ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe ministri holandez i Financave, Heroen Dajsblum, parashikohen programe për trajnime, qëndrime studimore, punëtori dhe të ngjashme.

Përveç bashkëpunimit përmes bartjes të “know-how”, Holanda përmes marrëveshjes do të sigurojë edhe mbështetje për trajnime dhe shpenzime të tjera.

Siç informojnë nga Ministria e Financave të Maqedonisë të dyja palët i kanë theksuar marrëdhëniet e dypalëshe të afërta ndërmjet Maqedonisë dhe Holandës, si dhe nevoja për zhvillim të bashkëpunimit dhe në nivel teknik ndërmjet Ministrive të Financave./Telegrafi/