Rreth 50 mijë tonë patate janë nxjerrë në këtë vit nga arat e komunës së Vushtrrisë, e njohur në rajon për kultivimin e saj. Rendimentet e sivjetme, pavarësisht thatësisë që ka mbretëruar, kanë qenë të larta dhe fermerët janë shprehur të kënaqur.
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi në komunën e Vushtrrisë, Arta Haxhaj, i tha “Zërit” të hënën se në gjithë rajonin e komunës ka pasur të mbjella me patate 1.468 hektarë tokë.
Sipas saj, për një hektar tokë të mbjella me patate janë nxjerrë prej 30 deri në 35 tonë. Duke u bazuar në të dhënat që ka dhënë ajo, sivjet nga arat e komunës së Vushtrrisë janë nxjerrë rreth 50 mijë tonë patate.
“Patatja është kulturë në listën e subvencionimit të MBPZHR-së dhe për 1 hektar fermeri ka marrë subvencion 300 euro. Në komunën e Vushtrrisë sipërfaqe të mbjella dhe të subvencionuara me patate janë 1467.23 hektarë. Komuna e Vushtrrisë posedon tokë bujqësore të pëlleshme, gjë që mundëson kultivimin e suksesshëm të patates”.
Prodhimi i patates në Vushtrri është traditë, ndërsa patatet e Vushtrrisë për nga cilësia kanë qenë kaherë të njohura jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë. Komuna e Vushtrrisë ka një numër relativisht të madh të fermerëve që merren me kultivimin e saj dhe përpos që prodhojnë për tregun e brendshëm prodhojnë edhe për tregun e jashtëm, gjegjësisht për eksport.
Fermerët vushtrrias kanë përvojë të shkëlqyer në prodhimin e patates, gjë që arrijnë rendimente të kënaqshme. Po ashtu për nga cilësia patatja e Vushtrrisë është ndër më të kërkuarat në tregun vendor dhe të jashtëm”, ka thënë drejtoresha Haxhaj, e cila ka përsëritur se këtë vit fermerët e Vushtrrisë kanë mbjellë me patate 1.468 hektarë tokë bujqësore. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë