LAJMI I FUNDIT:

Tvrdokorni: Nëse Ligji për gjuhët nuk tërhiqet, do të ketë referendum

Tvrdokorni: Nëse Ligji për gjuhët nuk tërhiqet, do të ketë referendum

Apel deri te pushteti për të tërhequr Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në të kundërtën vjen nisma për referendum. Ky është ultimatumi që sot nga protesta në Parkun e Shkupit u dërgua nga Kongresi botëror maqedonas, Manifesti maqedonas, shoqata ‘Rilindja’, Nisma qytetare kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, e udhëhequr nga prifti Ivica Todorov dhe shoqata ‘Tvrdokorni’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Todor Petrov, nga Kongresi botëror maqedonas ftoi partitë politike të kenë kujdes se si do të votojnë në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Ngjarjet e 27 prillit lanë trauma. Derisa njëra palë duartrokiste, tjetra me forcë morri pushtetin, pala e tretë si dëm kolateral përfundoi në Idrizovë. Sot jemi mbledhur për të mbrojtur Maqedoninë nga tradhtarët, ndërsa nesër do të na bashkangjiten edhe shoqatat patriotike”, tha Petrov, duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.


Ai shtoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është jokushtetues dhe bën ridefinimin e shtetit, e destabilizon vendin dhe keqpërdoret gjatë zgjedhjeve.

Nga Kongresi botëror maqedonas kërkojnë nga Qeveria të tërheqv ligjin, ndërsa nëse ai miratohet do të kërkojnë nga kryetari i shtetit Ivanov të mos e nënshkruaj, në të kundërtën do të mbledhin 150 mijë nënshkrime për referendum./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori