LAJMI I FUNDIT:

Ishuj të mëdhenj janë zhdukur plotësisht, e ky trend shqetësues duket se po vazhdon

Ishuj të mëdhenj janë zhdukur plotësisht, e ky trend shqetësues duket se po vazhdon

Një pjesë e ishujve Solomon, disa ishuj me korale, janë zhytur për shkak të rritjes së nivelit të detit që nga mesi i shekullit të 20-të.

Ishujt e zhdukur ishin të pabanuar, por disa në afërsi të tyre ishin të banuar.

Zona të mëdha janë zhdukur plotësisht me gjashtë ishuj të tillë, dhe dy fshatra janë shkatërruar nga nivelet e larta të detit.


E ky trend shqetësues duket se po vazhdon.

Një studim i ri ka treguar se Oqeani Paqësor po zhyt gjithnjë e më shumë ishuj në Mikronezi.

Patrick Nunn, një profesor i gjeografisë dhe bashkë-drejtor i Qendrës Australiane për Kërkimin e Qëndrueshmërisë në Universitetin Sunshine Coast, ka kryer një eksplorim bregdetar të ishujve në Mikronezi.

Ai dhe ekipi i tij biseduan me popullatën lokale dhe studiuan imazhet satelitore të ishullit Pohnpei dhe ishujt përreth.

Ekipi shikoi efektin e rritjes së niveleve të detit në këto zona. Ata zbuluan se ishujt e mëdhenj u zhdukën plotësisht.

“Dikur këtu ishte i njohur ishulli Nahlapenlohd. Sot këtu nuk ka asnjë gjurmë nga ky ishull dhe as gjurmë të njerëzve për të treguar se ku gjendej ai dikur”, ka shkruar Nunn për Kaselehlie Press, përcjell KP.

Nunn këtë zhdukje ia atribuon rritjes së nivelit detar, duke argumentuar se niveli ka qenë vazhdimisht në rritje në shumicën e zonave të Paqësorit gjatë 50 viteve të fundit, me disa luhatje më të vogla.

Megjithatë, shumë ishuj të paidentifikuar kanë pësuar pasojat e erozionit, duke përfshirë ishullin e Nahtikut, i cili është zvogëluar për 70 për qind dhe ishulli Ros, i cili humbi rreth 60 për qind të masës tokësore që nga viti 2007.

Nunn dhe ekipi i tij konsiderojnë se kjo zhdukje dramatike vjen nga efekti Bruun, ku deti në rritje merr rërë nga pjesët më të larta të plazhit dhe i shtyn në afërsi të bregut, transmeton KosovaPress.

“Është e vështirë të përcaktohet me siguri, por pesha e provave sugjeron se rritja e nivelit të detit është arsyeja përse zhduken ose zvogëlohen ishujt ranorë nga shkëmbinjtë jugorë të koraleve të ishujve Pohnpei”, ka thënë Nunn.

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori