LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Azemit emocionohet në Memorialin e të atit: Sot na duhet të bashkohemi

Vajza e Azemit emocionohet në Memorialin e të atit: Sot na duhet të bashkohemi

Deputetja e re demokrate, Rudina Hajdari, bija e heroit të demokracisë, Azem Hajdari nuk i ka mposhtur dot emocionet në fjalën e mbajtur sot para Memorialit të të atit, në kujtim të 19-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, pas ekzekutimit pranë qelisë së PD.

“Ndihem shumë e prekur sot se përveçse kujtojmë liderin historik të PD, emocion i veçantë për mua se kujtojmë babin tim. Megjithëse kanë kaluar 19 vjet ne prapë jemi të bashkuar më shumë se kurrë të ngremë lart figurën, vlerat dhe partinë që ai solli me vlerat më të vërtetë më të moralshme. Jemi akoma më të bashkuar me PD sot që ta çojmë atë përpara dhe t’i tregojmë vendit se meritojmë një Shqipëri më të mirë e me vlera. Jam shumë e emocionuar edhe për një fakt tjetër, që unë sot do të flas në Kuvend si deputetet e PD dhe do flas në këtë ditë, ishte koincidencë dhe dëshirë e atij, dhe ju siguroj ju se do jem zë i fortë i opozitës shqiptare, do mbroj interesat e kombit tim, të atyre që duan ta çojnë vendin përpara, le ti bashkohemi sot dhe të jemi frymëzim për ta bashkuar Shqipërinë më shumë sesa kurrë”- tha ajo. /Panorama/