LAJMI I FUNDIT:

Trump: Amerika nuk do të frikësohet kurrë nga terrorizmi

Trump: Amerika nuk do të frikësohet kurrë nga terrorizmi

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri sot homazhe për viktimat e atentateve të 11 shtatorit 2001, duke theksuar se Amerika nuk do të harrojë dhe nuk do të frikësohet kurrë nga terrorizmi.

“Tmerri dhe ankthi i asaj dite të errët janë të gdhendura në memorien tonë përgjithmonë”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një ceremonie në Pentagon ku u rrëzua një prej katër avionëve të rrëmbyer nga piratët e Al-Kaedës.

“Atë ditë bota ndryshoi, por edhe ne të gjithë kemi ndryshuar gjithashtu”, shtoi ai duke kujtuar këto sulme që tronditën vendin dhe detyruan SHBA-të të ndërmarrin një ofensivë të gjerë ushtarake në Afganistan për largimin e regjimit taleban në pushtet, që mbronte drejtuesit e atentateve.


“Amerika nuk mund të frikësohet”, paralajmëroi ai duke iu drejtuar terroristëve që kanë tentuar të thyejnë vendosmërinë e SHBA-ve.

”Ne do të bëjmë gjithçka që ata të mos gjejnë kurrë strehë për të kryer sulme kundër vendit tonë. Nuk do të ketë asnjë vend ku të fshihen në tokë”, theksoi ai.

Pasi konfirmoi për një kohë të gjatë, para zgjedhjes së tij se mbështeste një tërheqje të trupave amerikane nga Afganistani, Donald Trump njoftoi në fund të gushtit dërgimin e trupave shtesë, pa dhënë detaje për shifrën.

Rreth 11000 ushtarë amerikanë ndodhen aktualisht në vend.

Pak para ceremonisë në Pentagon, Donald dhe Melania Trump mbajtën një minutë heshtje në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

Ashtu si çdo vit që prej dramës, momenti i parë i pritjes u zhvillua në orën lokale 08:46 (12:46 GMT), orë në të cilën avioni i parë i linjës i rrëmbyer nga Al-Qaida sulmoi një prej dy kullave të World Trade Center (WTC).

Në të njëjtën kohë, një minutë heshtje u mbajt gjithashtu në Ground Zero në New York.

Mijëra persona u mblodhën para dyy baseneve të mëdha të ndërtuara në vend të kullave binjake, me pjesëmarrjen e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio dhe paraardhësit të tij, Michael Bloomberg.

Në trend Botë

Më shumë
Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Evropa
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Botë
Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Azia
Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Amerika
Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Amerika
Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Botë
Kalo në kategori