LAJMI I FUNDIT:

Shtypi gjerman: Haradinaj, në mëshirë të Vuçiqit

Shtypi gjerman: Haradinaj, në mëshirë të Vuçiqit

Kryeministër me shumë rreziqe përpara! Zgjedhja e qeverisë në Kosovë dhe e kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë tërhequr vëmendjen e shtypit gjerman.

Në artikullin me titull “Kryeministri i ri në kërkim të ekulibrit të vazhdueshëm”, gazeta gjermane “Tageszeitung” thekson zgjedhjen e Qeverisë në Kosovë me një shumicë tejet të ngushtë, me 62 vota nga 120 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

“Për shumëkënd ishte e habitshme, kur 10 deputetët e pakicës serbe në Kosovë zgjodhën kryeministër atë që nga pala serbe është titulluar kriminel lufte. Aq më tepër që vetëm para pak ditësh, Qeveria serbe kishte bërë të ditur se i mbetet urdhërarrestit ndërkombëtar kundër Haradinajt.”


Gazeta gjermane thekson se Qeveria Haradinaj “është Qeveria e parë e Kosovës e varur nga zemërgjerësia e pakicës serbe dhe me këtë edhe nga Serbia, thënë më saktë nga njeriu i fortë i Serbisë, presidenti Vuçiq… Por, problemet që duhet të zgjidh kjo qeveri janë shumë të mëdha. Jo vetëm zhvillimi ekonomik i Kosovës ka mbetur pas premtimeve të partive. Ky vend me popullsinë më të re në Evropë ka një nivel papunësie deri në 70 për qind.”

“Tageszeitung” i kushton vëmendje edhe zgjidhjes së detyrës më të vështirë për Qeverinë e re të Haradinajt – gjetja e një “modus vivendi” me pakicën serbe për temën aq të debatuar të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Njohja e kërkuar nga ana e BE dhe Serbisë e Asociacionit në sytë e partisë opozitare, Vetëvendosje, paraqet krijimin e një republike të pjesshme serbe në Kosovë, sipas modelit të Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë”.

Po të hënën, gazeta gjermane “Tageszeitung”, në një artikull të titulluar “Kryeministër në mëshirë të Beogradit” thekson se pikërisht votat e pakicës serbe në Kosovë e ndihmuan ish-drejtuesin e UÇK-së, Ramush Haradinajn, të jetë kryeministër i Kosovës.

“Se si do të ndeshet ai me këtë situatë, kjo mund të parashikohet lehtë. Sepse si BE edhe bashkësia ndërkombëtare presin që Haradinaj të përmbushë disa kushte. Ai duhet të gëlltisë atë më të vështirën dhe të pranojë krijimin e Asociacionit. Haradinaj që e paraqiste këtë si kërkesë të papranueshme tani ka zbutur tonin dhe paraqitet si politikan realist”. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Botë
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori