LAJMI I FUNDIT:

Mungesë e kuadrit të specializuar mjekësor në Maqedoni

Mungesë e kuadrit të specializuar mjekësor në Maqedoni

Pagat e ulëta, mungesa e kushteve në spitalet publike, si dhe futja e politikës në menaxhimin e spitaleve shtetërore, ka bërë që mjekët të largohen nga Maqedonia, shkruan REL,  rrjedhimisht të ndihet edhe mungesa e kuadrit të specializuar, si anesteziologë, mikrobiologë, gjinekologë, etj në spitalet shtetërore.

Si pasojë e mungesës së kuadrit të specializuar, spitali “8 Shtatori” në Shkup, është detyruar t’i mbyllë disa reparte dhe salla të operacionit, të cilat kanë vepruar në kuadër të kësaj qende të shëndetit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mungesa më e madhe e mjekëve të specializuar vërehet në repartet e gjinekologjisë, ku funksionojnë 17 qendra lindjeje në vend, por pjesa më e madhe e lindjeve bëhen në Shkup për shkak të mungesës së anesteziologëve, dhe në momentin që paraqitet shtatzëni me rrezik të lartë, pacientet drejtohen kah kryeqendra, Shkupi.


Në bazë të një analize të realizuar nga ish-qeveria e kaluar, mungon kuadër i specializuar prej së paku 150 gjinekologësh.

Ndërkaq, organizatat që në fokus kanë të drejtat e grave, thonë se Qeveria duhet t’u mundësojnë qytetarëve të drejtën e përkujdesjes shëndetësore në mënyrë të barabartë të gjitha grave, pavarësisht se ku jetojnë ato, në kryeqendër apo në viset rurale.

Nga dikasteri i shëndetësisë thonë se menjëherë pas zgjedhjeve vendore, do të shpallë konkurs për specializimin e mjekëve në kuadër të kuotës shtetërore, veçanërisht aty ku më shumë mungojnë specialistët.

Në bazë të një analize të realizuar nga ish-qeveria e kaluar, mungon kuadër i specializuar prej së paku 150 gjinekologësh.

Ndërkohë, që sipas të dhënave nga Fondi i Shëndetësisë në Maqedoni, ka të regjistruar 144 mjekë amë, por një e treta e tyre punojnë në qytetin Shkupit.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Arben Taravari, për Radion Evropa e Lirë thotë se për zgjidhjen e problemit me mungesën e kuadrit të specializuar, nevojiten politika shëndosha dhe të guximshme duke e kthyer fokusin në klinikat shtetërore dhe jo ato private siç ishte rasti deri më tani.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se për ta zgjidhur problemin me mungesën e mjekëve në Maqedoni, nevojiten reforma të thella në sistemin shëndetësor, por për këtë duhet guxim dhe vullnet politik për ç’gjë nuk ka treguar gatishmëri deri më tani asnjë strukturë udhëheqëse politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori