Gazetari Fahri Musli, përmes një postimi në Facebook ka komentuar ikjet e të rinjve kosovarë drejt Evropës, dhe maltretimin që po e pësojnë në kufirin Kosovë-Serbi, në Merdare.
Musliu ka treguar se si ai në mëngjes është zgjuar dhe është nisur drejtë Beogradit, në autobusin ku ai ka hipur ka pasur shumë të rinj, gra e fëmijë e plaka.
Ai më tej ka treguar se si vozitësi i autobusit i ka urdhëruar të zbresin nga autobusi dhe të kalojnë kufirin në këmbë.
Postimi i plotë i Fahri Musliut:
MALTRETIM NË KUFI
Sot, 09.09.2017, në ora 07.00, u nisa nga Prizreni për Beograd me autobusin Erhan trans i cili ishte i mbushur me udhëtar ku kishte shumë të rinj por edhe gra e fëmijê, plaka… para arritjes në vendkalimin kufitar Merdare vozitësi i ndali autobusin në pikën diganore dhe na urdhëroj të dalim nga autobusi, ti marrim valixheet dhe kufirin ta kalojmë këmbë për të hypur në autobusin tjetër në anë serbe të kufirit në një largesi mbi 400 metrash. Vozitësi tha se policia nuk po i lejon ta kalojnë kufirin autobusët që udhëtijnë për Beograd. Gjatë kalimit kembë të pasagjerëve me shumë valixhe të rëndra, në kufi e pyeta policinë pse ky maltretim i udhetareve. Si lejohet kalimi i tyre e jo i autobusit. Polici rrudhi krahet:”unë i zbatoj vendimet”. I humbem mbi 30 min nga transferi prej autobusit në autobus dhe policia nuk e ndaloj asnjë udhëtar te ri edhe pse disa nga ata ne thanë se “ja kanë mësyrë të gjejnë shpëtim diku në Evropë. Në Kosovë nuk ka jetë”!
Çfarë logjike ka të lejohen udhëtarët të kalojnë kembë e jo edhe autobusi?
I habitshëm ky vendim i zyrtarëve të Kosovës me të cilin poshtrohen udhëtarë midis të cilëve kishte edhe të sëmyrë, meqë efekti i kësaj mase është zerro: rrugët e migrimit dhe ikjet nuk mund të ndalen me kurrfarë mase as pengese, ashtu siç nuk ndalet uji.. Por ky veç është edhe një cenim i panevojshëm i të drejtave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe flet për natyrën e pushtetit të Kosovês, i cili nuk shfaq kujdes për qytetarët e vet, por i nëpërkëmbë në forma më jo humane. Pse jo fëmijet e tyre janë të rehatuar e me shumë priviliegje!!!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'