LAJMI I FUNDIT:

Trump siguron ‘ëndërrimtarët’: Nuk do të ketë depërtim për 6 muaj

Trump siguron ‘ëndërrimtarët’: Nuk do të ketë depërtim për 6 muaj

Presidenti Donald Trump tha se 800 mijë emigrantët pa dokumente, që janë dërguar në Amerikë nga prindërit tyre, në moshë të mitur, nuk duhet t’i druhen deportimit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Lidhur me këtë çështje, Kongresi amerikan po punon për një plan që do t’i mundësonte atyre qëndrimin e përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Në komentin e tij në Twitter, të enjten, Trump shkuante se: “ata që janë të shqetësuar për statusin e tyre, nuk duhet të jenë. Asnjë veprim nuk do të ndërmerret për t’i dërguar ata në vendet e origjinës, vite pasi prindërit e tyre i kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”.


Udhëheqësja e pakicës demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha se kishte biseduar në telefon me presidentin.

Ajo theksoi se i kishte kërkuar zotit Trump të garantojë emigrantët se statusi i tyre nuk do të ndryshojë gjatë 6 muajve të ardhshëm dhe se kjo periudhë, nuk ishte një periudhë grumbullimi e tyre, sepse programi duhet të konsiderohet i ngrirë dhe se përfituesit e tij nuk do të preken.

Kongresi ka 6 muaj afat për të gjetur një zgjidhje për afro 800 mijë imigrantë pa dokumente, ndërsa ditë më parë Trump shfuqizoi një urdhër ekzekutiv të paraardhësit të tij Barak Obama, që e mbronte këtë kategori emigrantësh nga deportimi. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Evropa
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Botë
Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Azia
Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Amerika
Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Amerika
Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Botë
Kalo në kategori