LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe: Vendimi për hyrje në qeveri, pas konsultimeve me Vuçiqin

Lista Serbe: Vendimi për hyrje në qeveri, pas konsultimeve me Vuçiqin

Lista Serbe do të marrë vendimin e saj për hyrje në Qeverinë e Kosovës pas konsultimeve me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, ndërsa nuk ka dashur të bëjë të ditur nëse do të mbështet Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Kështu ka thënë deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, pas seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.


Ai me këtë rast tha se Lista Serbe do të vazhdojë të angazhohet për përmirësimin e pozitës së pakicës serbe në Kosovë.

“Kur është në pyetje kryetari i Kuvendit të Kosovës kemi arritur marrëveshje, por eventualisht për hapat e ardhshëm politikë do të vendosim pasi që të kemi konsultime me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe koordinatorin Marko Gjuriq. Pas kësaj marrim vendimin për hyrjen eventuale të Listës Serbe në Qeveri. Dua t’i porosis të gjithë qytetarët, para së gjithash, serbët dhe jo shqiptarët, ne do të vazhdojmë të luftojmë për avancimin e pozitës së tyre në këto hapësira dhe këta hapa politikë flasin për këtë”, ka thënë Simiq.

I pyetur nëse do ta votojë Lista Serbe Ramush Haradinajn për kryeministër, Simiq ka thënë se për këtë nuk mund të flasë për momentin.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori