LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 123 kg kanabis në Tepelenë,

Sekuestrohen 123 kg kanabis në Tepelenë,

Policia e Tepelenës ka sekuestruar 123 kg kanabis dhe ka arrestuar një person në kuadër të operacionit “Vjosa”.

Në banesën e shtetasit Seit Bejko, në fshatin Dukaj të Tepelenës, u gjetën 66 kg kanabis të futura në disa thasë, që çuan në arrestimin e 58-vjeçarit.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës) për shtetasin 83-vjeçar me iniciale Z.B., banues në fshatin Gusmar të Tepelenës, pasi në një banesë të këtij shtetasi nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë me 57 kg kanabis. /Telegrafi/