LAJMI I FUNDIT:

Bankat, 8.4 milionë euro fitim vetëm për një muaj

Bankat, 8.4 milionë euro fitim vetëm për një muaj

Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti, të gjitha bankat komerciale në vend kanë arritur të krijojnë një profit neto prej hiç më pak se 8.4 milionë eurosh. Përndryshe, nga fillimi i vitit e deri më tash fitimi i bankave ka arritur në 54 milionë euro e ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar profiti i bankave është më i lartë për 7.3 milionë euro.

Hiç më pak se 8.4 milionë euro është profiti i bankave komerciale në Kosovë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti. Sektori bankar në Kosovë edhe më tutje vazhdon të jetë mjaft profitabil në raport me bizneset tjera, që operojnë në vend. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se nga fillimi i viti e deri më tash fitimi i bankave ka arritur në 54 milionë euro e ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar profiti i bankave është më i lartë për 7.3 milionë euro.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se gjatë 7 muajve të parë të këtij viti të hyrat totale të bankave kanë qenë 139.2 milionë euro, ku nga kjo shumë 101.1 milionë euro kanë qenë të hyra nga interesi. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore shpenzimet e bankave kanë qenë 85.1 milionë euro e ku nga kjo shumë 9.8 milionë janë shpenzime të interesit, derisa pjesa tjetër prej 59 milionë eurosh janë shpenzime administrative.


Duke u bazuar në të dhënat e BQK-së shihet se deri në fund të muajit korrik të këtij viti vlera e kredive ka arritur në 2.3 miliardë euro e ku nga kjo shumë 865.5 milionë euro janë kredi për ekonomitë familjare, derisa pjesa tjetër prej 1.5 miliard eurosh janë kredi për ndërmarrje.
Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shuma e kredive është rritur për 9,6 për qind e ku nga kjo rritja për ekonomitë familjare është 12,4 për qind, derisa rritja për ndërmarrje është 8,1 për qind. /Zëri/Telegrafi/