Numri i qytetarëve të Kosovës që po i bashkohen luftërave në Siri dhe Irak gjatë muajve të fundit ka rënë dukshëm.
Këtë e ka konfirmuar Blerim Rama nga Departamenti kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës.
Ai theksoi se numri i qytetarëve të Kosovës që janë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak ka rënë, madje dukshëm muajve të fundit.
“Megjithatë, sa për njoftim numri jo që ka rënë, por ka rënë dukshëm. Kjo duke iu falënderuar punës së përgjithshme të shoqërisë, mediave, institucioneve fetare dhe institucioneve të sigurisë normal, por edhe faktorit ndërkombëtarë që vazhdimisht na ka përkrahur në këtë fushë”, tha Rama.
Këto komente ai i bëri në prezantimin e një raporti mbi ekstremizmin dhe radikalizmin në Kosovë nga ‘Fol Tash’.
Në prezantimin e të gjeturave të kësaj analize, kryeredaktori i portalit Fol Tash, Bekim Jashari, tha se hulumtimi është ndarë në dy etapa, ajo e para luftës në Kosovë dhe ajo e pas luftës.
Sipas Jasharit, para luftës së fundit në Kosovë shqiptarët nuk bën luftë fetare, e as përpjekje për të drejta dhe liri fetare, pasi kishte diçka që u mungonte, e jo ishte liria.
“Feja në vitet e 90-ta nuk ishte cak i forcave serbe, njerëzit kryenin ritet fetare, por preokupim kyç mbetej liria. BIK-u kishte arritur që me sukses ta kultivojë frymën e islamit unik dhe të ruajë predikimin e islamit nën drejtimin e shkollës juridike hanefide, ndërsa shkollat tjera për qytetarët ishin të panjohura në Kosovë nuk dihej shumë për fraksionet dhe për lëvizjet politike që vepronin në botën arabe, nuk kishin njohuri rreth shiizmit, sunizmit, e po ashtu edhe lëvizjet që vepronin politikisht në petkun islam si vehabizmi, Hamasi dhe vëllazëria myslimane po thuajse xhemati as nuk e kishte idenë çfarë ishte. Xhemati dinte vetëm për Arabinë, Qabën dhe Mekën”, tha Jashari.
Por, sipas këtij hulumtimi, problemet filluan pas luftës. Jashari theksoi se ardhja e shumë OJQ-ve nga vendet arabe, bëri që kjo etapë të bëhet paralele me Bashkësinë Islame, pasi ardhja e OJQ-ve nga vendet arabe me qëllim ndihmën humanitare, renovimin e shtëpive, shpërndarja e ndihmave me fletushka me islamin ndryshe dhe financimin e studentëve në vendet arabe nën diktatin e tyre.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani tha se qasja duhet të jetë shumëdimensionale në vazhdimësi në trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm të gjitha llojeve duke përfshirë edhe këtë që bazohet në interpretimin strikt ose manipulues të fesë, e cila në rastin e Kosovës ka dhënë viktima.
“Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë se mbi 60 nëna qajnë në Kosovë për shkak se i kanë humbur fëmijët e vet dhe kjo është pasoja e deritashme. Shpesh e dëgjojmë që thuhet me lehtësi që në Kosovë nuk ka pasur akt terrorist, normalisht që s’ka pasur akt terrorist të orientuar kah kjo ideologji. Strategjia flet për dy lloj ekstremizmash, por sidoqoftë pasojat dhe njerëzit e Kosovës nuk janë më gjallë për shkak të kësaj ideologjie, nuk është me rëndës ku kanë humbur jetën, në Bosnje, a në Gjermani, a në Siria a në Irak, ata janë shtetas të Kosovës, ata janë shqiptarë të Kosovës dhe fakti që ka ardhur deri këtu duhet trajtuar në mënyrë shumëdimensionale”, theksoi Ramadani. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze