Java e parë e shtatorit, në Luginë të Preshevës, është e mbushur me shumë veprimtari në fushën e arsimit, njërës nga sferat më të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Autoritetet institucionale dhe ato nga jeta e shoqërisë civile, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë ngre shqetësimin se viti i ri shkollor 2017/2018, përveç mungesës së teksteve shkollore e shpalljes tepricë teknologjike të kuadrit arsimor, ai po përballet edhe me një fenomen tjetër, të zvogëlimit të numrit të nxënësve nëpër shkollat shqipe.
Në bazë të një informate, që vjen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit të Teknologjisë, të Republikës së Serbisë, bëhet e ditur se në listat e tepricës teknologjike nëpër shkollat fillore dhe të mesme, duke përfshirë edhe komunat: Bujanoc dhe Preshevë, gjenden 447 punëtorë arsimorë, të cilët për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve, do të ngelin pa punë.
Fenomeni i zvogëlimit të numri të nxënësve dhe paraqitjes së tepricës teknologjike, ka prekur pothuajse të gjitha shkollat shqipe, në mesin e të cilave veçohen shkollat e mesme: “Skënderbeu” dhe ajo teknike në Preshevë, pastaj Gjimnazi “Sezai Surroi” në Bujanoc, duke përfshirë edhe shkollat e tjera fillore në këto komuna si: “Selami Hallaçi”, “Dituria”, “9 Maji”, “Abdulla Krashnica”, “Zenel Hajdini”, “Muharrem Kadriu”, “Naim Frashri”, “Migjeni” etj.
Zvogëlimi i numrit të nxënësve, mësimdhënësve dhe paraleleve me mësim në gjuhën shqipe, në Luginë të Preshevës, vjen si rrjedhojë shpërnguljes në heshtje të shqiptarëve për në shtetet perëndim, për shkak varfërisë ekstreme dhe diskriminimit sistematik nga Beogradi.
Këtë dukuri shqetësuese, të ikjes së shqiptarëve nga Lugina, e ka vërejtur, më në fund edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili, madje edhe publikisht e tha se “duhet ndërmarrë masa për zbutjen e varfërisë në këto komuna, duke krijuar vende të reja të punës për rininë. Por, pavarësisht deklaratave të kreut të shtetit serb, gjendja në Luginë të Preshevës, vazhdon të jetë problematike edhe atë, në të gjitha sferat e veprimtarisë njerëzore.
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, është shprehur preras se “Këtë vit, fatkeqësisht, nuk do të kemi rritje të librave shkollorë në gjuhën shqipe, pavarësisht se janë arritur marrëveshje mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Serbisë”. Më tej, ai, ka konstatuar se “deri në vitin 2015, janë siguruar 86 tekste në gjuhën shqipe, 79 për shkollimin fillorë, tre libra parashkollorë dhe katër tekste për gjuhë dhe letërsi në shkollat e mesme”.
Ndërkaq, kryetari i Grupit Punues, në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, Zejni Fejzullahu, i cili njëherit është edhe drejtor i Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, ka paraqitur problematikën e mungesës së teksteve mësimore, si një pengesë serioze në funksionimin normal të procesit mësimor. Sipas tij, për shkollën e mesme janë siguruar vetëm 4 libra, nga viti i parë deri në të katërtin, ndërsa nevojiten afro 300 libra tjerë, në gjuhën amtare për nxënësit shqiptarë.
Në këtë vijë, qëndron edhe vlerësimi i përfaqësuesit të aktivit të drejtorëve të shkollave në Komunën e Preshevës, Gafurr Hyseni, i cili gjatë një emisioni në RTV “Aldi”, theksoi se për këtë çështje po veprohet pa strategji nga politika ditore lokale e cila ka përballë një politikën diskriminuese të Serbisë ndaj popullit shqiptarë në këtë rajon. Në një aspekt, ai, nuk ka lënë pa kritikuar edhe veprimet politike të Prishtinës dhe Tiranës, për neglizhencë ndaj problemit të librave shqip, në shkollat e Luginës së Preshevës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri