LAJMI I FUNDIT:

Uragani “Irma” bëhet gati të godasë Karaibet, rrezik edhe në SHBA

Uragani “Irma” bëhet gati të godasë Karaibet, rrezik edhe në SHBA

Uragani “Irma” ka fituar fuqi, teksa bëhet gati të godasë ishuj të ndryshëm të Karaibeve.

Uragani fryn erëra që arrijnë deri në 220 km në orë dhe ka gjasa të forcohet në 48 orët e ardhshme, ka njoftuar më herët Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara.


“Irma” është parashikuar të godasë më vonë gjatë ditës ishujt Liuord, duke kërcënuar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshme. Ndërkohë, shteti amerikan i Floridës ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Dukuria natyrore, që pritet të shkaktojë dëme të mëdha materiale, vjen në një kohë kur banorët e Teksasit dhe Luizianës janë ende duke vuajtur pasojat e uraganit “Harvey”, i cili u përplas në këto shtete në kategorinë 4, duke sjellë shira të dendura e duke shkatërruar mijëra shtëpi.

Sidoqoftë, autoritetet kanë deklaruar se është ende herët të parashikohet shtegu që do të ndjekë “Irma”, apo efektet e saj në Shtetet e Bashkuara.

Uragani është parashikuar të arrijë ishujt Liuord në lindje të Porto Rikos vonë gjatë së martës. Pritet që shirat që do të sjellë të arrijnë deri në 25 cm në disa zona veriore, ndërsa nivelet e ujit të rriten deri në 3 metra mbi normalen.

Edhe Porto Riko ka shpallur gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka angazhuar Gardën Kombëtare. Guvernatori Ricardo Rossello njoftoi se strehat e emergjencës mund të mbajnë deri në 62 mijë njerëz dhe shtoi se nga e marta shkollat janë mbyllur.

Ndërkohë, radhë të gjata janë verifikuar nëpër dyqane, me banorët që po bëjnë furnizimet e fundit me ujë, ushqime, por edhe bateri e gjeneratorë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Evropa
Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Amerika
Pas seancës gjyqësore, lirohet Julian Assange

Pas seancës gjyqësore, lirohet Julian Assange

Australia
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Të maskuar dhe me armë u futën në butik në Toronto, punonjësi arriti të kap njërin derisa po largoheshin – e bën për spital hajnin

Të maskuar dhe me armë u futën në butik në Toronto, punonjësi arriti të kap njërin derisa po largoheshin – e bën për spital hajnin

Amerika
Kalo në kategori