Të fuqishëm dhe të egër, të armuar dhe të pasulmueshëm, dinozaurët lartësoheshin mbi çdo kafshë tjetër mbi faqen e tokës.
Me luspa, kthetra dhe muskuj të fortë, këta reptilë gjigantë u zhvilluan për miliona vjet për t’u bërë zotërit e padiskutueshëm të të gjitha formave jetësore parahistorike.
Pothuajse të gjithë jemi të njohur me teorinë se dinozaurët u zhdukën miliona vite më parë pasi një asteroid gjigant goditi tokën.
Por kjo teori ka ngritur gjithnjë pyetjen se si u zhdukën dinozaurët, të cilët nuk u prekën nga vala goditëse, speciet të cilat jetonin nën tokë apo në det, të cilat i kanë shpëtuar fuqisë vrastare që krijoi përplasja e asteroidit në tokë.
Sipas një grupi shkencëtarësh, asteoridi ka rënë mbi Meksikën e sotme duke sjellë një sërë tërmetesh, tsuname dhe aktivizimin e një sërë vullkanesh. Zjarret e shkaktuara krijuan një sasi jashtëzakonisht të lartë të blozës në ajër, duke errësuar Tokën.
E sipas tyre, kjo blozë mund të ketë qëndruar në atmosferë për afro 2 vite, duke sjellë kështu uljen e ndjeshme të temperaturave, e për rrjedhojë edhe zhdukjen e 3/4 të specieve në rruzullin tokësor, kryesisht dinozaurët.
Në një farë mënyre pra, për shkak të ndonjë kataklizme, dinosaurët u zhdukën.
Në shkallën kohore evolucionare të historisë së Tokës, ata u zhdukën brenda një nate.
Katastrofa që zhduku dinosaurët dhe tre të katërtat e çdo specie tjetër mbi Tokë, e ktheu peshoren evolucionare në favor të mamalëve të vegjël tip brejtësash, të cilët evoluan në majmunë të vegjël dhe, më në fund, në racën njerëzore.
Dinosaurët u përpunuan nga forcat e natyrës derisa arriti një çast kur asgjë nuk mund t’i zëvendësonte më ata në shkallën evolucionare.
Pastaj, papritur, ata u zhdukën kaq plotësisht saqë, deri 200 vjet të shkuara, njeriu nuk e kishte fare idenë se mbi faqen e planetit kishin ecur dikur krijesa të tilla gjigante.
Mbetjet e para të një dinozauri u gjetën nga një fermer në një fushë pranë Cuckfield, Saseks, Angli, në 1822.
Dhëmbët e dinozaurit duket se ngjasojnë me ato të iguanës së sotme, kështu që atij iu dha menjëherë emri Iguanadon.
Por me gjetjen e kockave të tjera dhe me bashkimin e dinozaurit të plotë, shkencëtarët e hershëm arkeologjikë kuptuan se dinozauri nuk kishte krahasim me asnjë krijesë tjetër.
Kockat e gjetura u krahasuan pastaj me gjetje të tjera në rrafshet e Amerikës Veriore, ku u zbuluan gjymtyrët e parë gjigantë të Brontozaurit dhe, ngadalë, shkencëtarë skeptik, tashmë të quajtur paleontologë, filluan të bashkojnë rebusin kolosal të dinozaurëve. Por vetëm pak kohë më parë filluan ata të vrasin mendjen mbi misterin e zhdukjes së papritur të këtyre kafshëve në dukje të pashkatërrueshme.
Një meteor ose asteroid mjaft i madh për të shkaktuar një boshllëk në vijimësinë e jetës do të duhej patjetër të linte ndonjë gjurmë diku. P.sh, mund të ketë formuar një ishull të ngulur në dyshemenë e oqeanit duke patur sipërfaqen mbi ujë. Megjithatë, akoma nuk është gjetur një dëshmi gjeologjike e një “predhe” të tillë ndërplanetare të ngulur në lëkurën e Tokës.
Sipas Dr. Whipple, meteori duhet të jetë përplasur në Oqeanin e Paqësorit dhe është varrosur në pllakën ravguese të kores së Tokës që do ta ketë mbartur atë ngadalë drejt lindjes për mijëra vjeçarë derisa të jetë përplasur dhe ngjeshur pas kontinentit të Amerikës Veriore ose asaj të Jugut.
Pastaj, ashtu si edhe me copërat dhe shkëmbinjtë e tjerë të dyshemesë oqeanike të Paqësorit, do të jetë detyruar të hyjë nën kurrizoren kontinentale dhe të gëlltitej nga bërthama e shkrirë e Tokës, gati për t’u “pështyrë” përsëri përpjetë në formën e lavës së tretur, duke formuar tokë të re dhe duke ofruar më shumë jetë për banorët e planetit që gati e shkatërroi. /gsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Fakte të pabesueshme rreth qytetit të luksit, Dubait (Foto)
Materialet më të shtrenjta në botë, 16 prej tyre - në vend të parë nuk është ari dhe as diamanti! (Foto)
Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë