Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), në ditën e parë të fillimit të procesit mësimor në shkollat e vendit, ka drejtuar një apel deputetëve dhe liderëve të subjekteve politike, që të kenë kujdes në paraqitjet e tyre publike dhe në rrjetet sociale.
Në këtë mesazh thuhet se ata në takime të mbyllura, le të shprehen si të duan, sepse kjo sipas tyre, tregon kulturën që kanë.
“Por, në paraqitjet publike duhet të kenë kujdes, sepse populli dhe rinia jonë në veçanti i kanë sytë në ta. Obligim i përfaqësuesve të popullit është të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe të arsimit e sektorëve të tjerë e jo të bëjnë gara se kush e ka fjalorin më ofendues e më banal”, thuhet në këtë letër.
“As mësuesi, as prindi, as nxënësi e as kushdo tjetër nuk mund të dalë fitues i vetëm karshi sfidave dhe kërkesave të kohës për arsimim sa më cilësor e për dije të shekullit 21. Misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit nuk mund ta realizojmë as duke u kritikuar e fyer pa fakte, por duke u bashkuar në frontin e përbashkët e me qëllimin e përbashkët e të sinqertë për arritje edhe më të mëdha në tërë sistemin arsimor të Kosovës. SBASHK-u, duke drejtuar këtë apel publik dhe këtë urim për një vit të mbarë shkollor u drejtohet edhe deputetëve e liderëve të subjekteve politike që të kenë kujdes fjalorin në paraqitjet publike dhe në rrjetet sociale. Të kenë kujdes edhe në sjelljet e tyre publike dhe në Parlamentin e Kosovës sepse, jo pak nga ata, me paraqitje e fjalor që nuk përkon me figurën e të zgjedhurit dhe përfaqësuesit të popullit, po krijojnë ndjenjën e mungesës së një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës dhe po ndikojnë me fjalorin e rënd e banal edhe në keq edukimin e brezave të ri”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë