LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e PDK-së mblidhet në ora 16:00, diskutohet për zhvillimet e fundit

Kryesia e PDK-së mblidhet në ora 16:00, diskutohet për zhvillimet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës sot në ora 16:00 do të mbajë një mbledhje të Kryesisë për të diskutuar për zhvillimet e fundit dhe mundësinë për vazhdimin e seancës konstitutive.

Burime të Telegrafit po ashtu njoftojnë se do të diskutohet për mundësinë e zgjerimit të koalicionit dhe caktimin e seancës konstituive.

Ndryshe, në seancën e fundit nënkryetari dhe njëherësh deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë në emër të koalicionit PAN,  se këtij koalicioni i duhen më shumë se 10 ditë dhe me pak se dy jave për të siguruar numrat e nevojshëm për të votuar Veselin për kryeparlamentar. /Telegrafi/