LAJMI I FUNDIT:

Asnjë provë për përgjimin e Kullës Trump nga Obama

Asnjë provë për përgjimin e Kullës Trump nga Obama

Ministria amerikane e Drejtësisë konfirmoi sot se nuk dispononte asnjë provë për të konfirmuar deklaratat e presidentit, Donald Trump, sipas të cilave paraardhësi i tij, Barack Obama kishte përgjuar Kullën Trump (Trump Tower) gjatë fushatës presidenciale.

“FBI ashtu dhe NSD (National Security Division) konfirmuan se nuk kishin asnjë gjurmë përsa i përket regjistrimeve të tilla që përshkruhen në mesazhet e Trump në rrjetin social Twitter më 4 mars 2017”, njoftoi ministria në përgjigje të një kërkese përsa i përket lirisë së informacionit depozituar nga një organizëm i kontrollit qeveritar.


NSD është një departament i Ministrisë së Drejtësisë.

FBI ka hedhur poshtë deklaratat presidenciale bërë në kohën që polemikat për lidhjet e dyshimta mes ekipit të fushatës së Trump dhe Rusisë shtoheshin.

Në një mesazh në rrjetin social Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump kishte theksuar se ish-presidenti, Obama kishte përgjuar “Trump Tower”, selia e fushatës së tij.