LAJMI I FUNDIT:

Nevojitet konsensus për çështjet e integrimeve evropiane

Nevojitet konsensus për çështjet e integrimeve evropiane

Sot, Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani realizoi takim pune me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer, Johannes Rey, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Shërbimi për informim i Sekretariatit për çështje evropiane, në këtë takim Osmani e ka informuar drejtorin Rey për klimën e re politike në vend, përqëndrimin e Qeverisë së re drejt integrimeve evropiane, zbatimin e Planit 3-6-9, dinamikën e re politike të krijuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe miratimin e Propozim-ligjit të ri për gjuhët me të cilin, siç thuhet në kumtesë, përmbyllet edhe pika e fundit e hapur nga Marrëveshja e Ohrit.


Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Fondacioni Konrad Adenauer mundet në mënyrë të dretpërdrejtë të përkrahë edhe Qeverinë edhe partitë politike nga të gjitha anët e spektrit politik që të punojnë sëbashku në realizimin e reformave të cilat janë në interes kombëtar, për të cilat është i nevojshëm konsensus i partive politike.

Osmani dhe Rey kanë biseduar për sferat në të cilat mund të përparohet bashkëpunimi në drejtim të përkrahjes së procesit të inegrimit evropian të vendit./Telegrafi/