Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi duket se ka qenë një krim i paramenduar dhe i planifikuar në detaje nga ish-burri i viktimës, shtetasi Fadil Kasemi. Ky i fundit rezulton se i kishte zënë pritë ish-bashkëshortes, të cilën e ka qëlluar me pistoletë pa shkëmbyer me të asnjë fjalë, shkruan “Panorama”.
Burime të konfirmuara nga grupi i hetimit kanë thënë se administrimi i provave në vendin e ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve dhe verifikimi i kamerave të sigurisë që kanë filmuar ngjarjen, ka zbardhur dinamikën e krimit të rëndë.
Bazuar në këtë dinamikë që ka nisur të ndërtohet tashmë nga grupi hetimor, rezulton e përjashtuar mundësia e vrasjes së gjyqtares si pasojë e një debati të çastit me ish-bashkëshortin.
Bazuar në pamjet e kamerave dhe në dëshmitë e mbledhura, 53- vjeçari rezulton se e ka ndjekur gjyqtaren në lëvizjet e saj.
Pasi viktima ka hyrë në parukeri, duke parkuar automjetin para derës së këtij ambienti, Fadil Kasemi ka qëndruar në distancë. Ai ka ndjekur lëvizjet e ish-gruas nga një distancë prej 15-20 metrash.
Kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët kanë zbardhur faktin se kur gjyqtarja ka dalë nga parukeria dhe është drejtuar për tek automjeti i saj, autori i krimit, Fadil Kasemi, ka qenë në një distancë 10 metra në drejtimin nga pas automjetit.
Me qëllimin për të mos rënë në sy, ai është afruar nga ajo anë, pra nga drejtimi që vinte nga pas makinës, duke nxjerrë edhe armën e krimit.
MEKANIZMI I VRASJES
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, duket viktima që del nga floktorja dhe hipën në makinë. Ajo ishte duke vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që xhami i dritares së shoferit ishte gjysmë i hapur.
Autori, i cili gjendej rreth 10 metra nga pjesa e pasme e makinës, afrohet me shpejtësi dhe e qëllon menjëherë viktimën. Dëshmitarët dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë se mes gjyqtares dhe ish-bashkëshortit të saj nuk ka pasur kurrfarë komunikimi apo debati.
“Nga pamjet filmike duket se autori i dyshuar qëllon dy herë dhe duket se nuk kanë pasur asnjë komunikim. Pra, goditjet janë bërë menjëherë”, tha dje një burim nga hetimi, shkruan “Panorama”.
Sipas tij, goditjen e parë autori i ngjarjes e ka qëlluar nga një largësi rreth 20 centimetra, ndërsa të dytën më afër. Ky mozaik i ngjarjes është formësuar nga këqyrja e kamerave të sigurisë, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe kombinimi i këtyre të dyjave me provat e fiksuara në vendin e krimit.
Bazuar në të gjitha këto elemente, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, vrasja e gjyqtares 39- vjeçare Fildes Hafizi ka qenë e paramenduar dhe e planifikuar në detaje nga ish bashkëshorti i viktimës.
Prokuroria përjashton të paktën për momentin mundësinë e vrasjes për shkak të ndonjë sherri apo debati të momentit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Keqpërdorimet për fasadën dhe ndriçimin e objektit të Qeverisë, Prokuroria me aktakuzë ndaj katër personave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/qeveria-mk-objekti-380x233.png)
Keqpërdorimet për fasadën dhe ndriçimin e objektit të Qeverisë, Prokuroria me aktakuzë ndaj katër personave
![Gjykata Penale: Nuk kemi marrë kërkesë nga Igor Jug për të përsëritur procedurën për “27 prillin”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Gjykata-Penale-Shkup-380x233.jpg)
Gjykata Penale: Nuk kemi marrë kërkesë nga Igor Jug për të përsëritur procedurën për “27 prillin”
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-380x233.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kurti_Grenell.jpg)
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-780x439.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi.png)
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/igor_jug-780x439.png)
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër