LAJMI I FUNDIT:

Lenovo lanson Home Assistant, kushtojnë 80 dollarë

Lenovo lanson Home Assistant, kushtojnë 80 dollarë

Ndërsa dëgjueset e para të Lenovo’s ishin paralajmëruar në fillim të CES 2017, kompania tashmë ka njoftuar për lansimin e versionit të ri të dëgjueseve ‘smart’ të cilat vijnë në formën e Lenovo Home Assistant.

Lenovo Home Assistant mund të kombinohen me një tablet Android për lidhje me shërbimin e zërit të njohur tashmë si Alexa.


Dëgjueset e reja të Lenovo’s mbështesin pajisjet e kompanisë sikurse Lenovo Tab 48, Tab 4 8 Plus, Tab 4 10 apo Tab 4 10 Plus.

The Home Assistant Pack do të vijë në tetor të këtij viti dhe e njëjta do të kushtojë $80.