LAJMI I FUNDIT:

Anketë në lidhje me meanxhimin e mbeturinave në Maqedoni

Anketë në lidhje me meanxhimin e mbeturinave në Maqedoni

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sot, me fillim në ora 11 do të organizohet anketë e dytë rrugore në suaza të projektit “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiarisht të vetëmjaftueshëm për menaxhim të mbeturinave në rajonet e Pellagonisë, Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit” të financuar nga BE.

Si vazhdim i aktivitetit të dhjetorit të vitit të kaluar, anketa e dytë në rrugë ka për qëllim ta vlerësojë vetëdijen e ngritur të qytetarëve në drejtim të avancimit të çështjeve në lidhje me mbeturinat dhe informimin e tyre në lidhje me aktivitetet e projektit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qytetarët do të kenë mundësi që nëpërmjet të kësaj ankete të shprehin mendimin dhe qëndrimet e tyre për manxhimin me mbeturinat në rajonin ku ata jetojnë.

Qëllimi i këtij projekti që përfshin 43 komuna nga katër rajone, është arritja e sistemit të integruar dhe financiarisht të vetëmjaftueshëm për menaxhim me mbeturinat në katër rajone të Maqedonisë dhe të përmirësohet standardi jetësor i afërsisht 1.200.000 banorë që prodhojnë 330.000 ton mbeturina në vit./Telegrafi/