Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e konsumatorit thonë se shumë nga kompanitë tregtare në Kosovë po bëjnë marketing të rrejshëm.
Zbritje çmimesh në përqindje të ndryshme, duken në reklamat gati në shumicën e dyqaneve, varësisht se çfarë produktesh shesin, por që sipas disa qytetarëve kjo nuk del të jetë reale në të shumtën e rasteve.
Adem Sylejmani një qytetar nga Prishtina thotë se këto reklama bëhen vetëm për përfitime të tregtarëve dhe jo se ka zbritje të produkteve. “Këto nuk janë të vërteta, ata për vete po dinë t’i rregullojnë, ndërsa neve po na mashtrojnë”, tha ai.
Ngjashëm shprehet edhe Suzana. “Po nëpër dyqane shkruhet apo reklamohet se kanë zbritje deri në 50 apo 70 për qind, por jo çdo herë është e vërtet në veçanti në dyqanet ushqimore”, thekson ajo.
Edhe Hamdiu një qytetar tjetër, mendon se këto reklama bëhen nga dyqanet për të shitur produktet e tyre. “Reklamat që ata po bëjnë neper shitore apo edhe fletushkat që po i shpërndajnë janë gënjeshtra. Qytetarët kur shohin këto reklama shkojnë në ato markete dhe blejnë diçka dhe bizneset përfitojnë”.
Ndryshe, sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorit në Kosovë, konsiderohet mashtruese dhe dënohet në qoftë se një kompani bën një reklamë e cila përmban informata të pasakta, dhe rrjedhimisht ka mundësi të mashtrojë konsumatorin e rëndomtë.
Megjithatë, një Ligji i tillë sipas përfaqësuesit të Organizatës Joqeveritare Konsumatori, Selatin Kaçaniku nuk respektohet dhe qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga tregtarët.
“Nëse po në këtë momente aktivizohet televizori do të ketë reklama mashtruese të shitjeve online. Thuhet se oferta është e kufizuar derisa reklama jepet rreth 100 herë. Afër 90 për qind e reklamave që jepen, qoftë me mediume elektronike apo të shkruara, janë mashtruese. Ata në një mënyrë mashtrojnë lajthitin haptas dhe pa nevojë apo në mënyrë jo të ndershme qytetarin konsumator”, thotë Kaçaniku.
Ndërkohë, përfaqësues të bizneseve thonë se reklamat e bizneseve më shumë bëhen për të nxitur qytetarët që të vizitojnë dyqanet e tyre dhe jo për të mashtruar.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se marketing i bizneseve bëhet për të informuar qytetarët dhe se nuk bëhet marketing mashtrues.
“Duke u nisur nga aspekti i bizneseve dhe perceptimet e tyre në asnjë formë nuk ka marketing mashtrues, por që ka marketing dhe në atë marketing marrin pjesë pak produkte në formë të aksioneve në krahasim me reklamimin, gjë që në marketing gjërat janë të lejueshme dhe kjo shpesh e nxit interesimin e konsumatorit për të shkuar për të blerë gjëra të ndryshme”, thotë ai.
Shahini shton qytetarët kur mendojnë se janë të mashtruar nga tregtarët, në raste të tilla kanë të drejtën e tyre që të ankohen. “Unë ftoj konsumatorët që ata ta mbrojnë të drejtën e vet dhe të ankohen sipas ligjit, ndërsa bizneset i ftojë që sa më shumë të bëjnë marketing të drejt se vetëm me këtë arrijnë të rrisin shitjen dhe produktivitetin e vet”, shton Shahini.
Gjobat për ato kompanitë të cilët identifikohen se kanë bërë reklama mashtruese, sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit janë prej një mijë euro deri në tre mijë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë