LAJMI I FUNDIT:

Dëmtim i tmerrshëm për Valentino Rossin, mungon në botëror

Dëmtim i tmerrshëm për Valentino Rossin, mungon në botëror

Ëndrra për të fituar titullin e 10-të Botëror dhe të tetin në Moto Gp, shuhet përfundimisht edhe në këtë sezon për Valentino Rossin.

Doktori u dëmtua gjatë seancës stërvitore që po kryente ditën e enjte në Borgo Pace dhe tashmë gjendet i shtruar në spitalin e Torretes së Anconës.


Ai pësoi një dëmtim serioz në fyellin dhe kërcirin e këmbës duke iu nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale, por duket se me trajtim intensiv dhe fizioterapinë e përshtatshme mund të rikuperojë formën e mirë brenda 40 ditësh.

“Kur u zgjova u ndjeva menjëherë më mirë, ndërhyrja shkoi mjaft mirë. Ndjej keqardhje për gjithçka ndodhi, por tashmë i vetmi synim është rikuperimi. Do të jap maksimumin tim”, ishin fjalët e para të 38-vjecarit.

Edhe skuadra e Yamahas sqaron në faqen zyrtare se operacioni i kryer rreth orës dy, mëngjesin e së premtes, zgjati rreth një orë dhe shkoi mjaft mirë. Fraktura e pësuar në fyellin dhe kërcirin e këmbës është reduktuar dhe Valentinos i janë vendosur disa hekura që do të ndihmojnë përmirësimin.

Çdo gjë ka shkuar mirë pa komplikacione. Pritet që pas dy tre ditesh ai të lërë spitalin për të bërë një periudhë regjimi në shtëpi ku do të vijojë edhe me terapinë.

Edhe në muajin maj Valentino Rosi pësoi një dëmtim në motorkros por kjo nuk e pengoi që fundjavën e ardhshme të garonte në Mugello. Tani me këtë frakturë të pësuar ai evokon dëmtimin e 2010-tës kur gjatë provave të lira në Mugello u rrëzua dhe pësoi po këtë dëmtim.

Çka është më e rëndësishmja, asokohe rikuperimi i plotë ndodhi brenda 40 ditëve duke humbur gjithsej 4 gara. Ndërkohë që tashmë hipotezat flasin për një rikthim të tij në mes të muajit tetor kohe në të cilën minimalisht do të humbasë dy gara.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori