LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti musliman në Maqedoni feston Kurban Bajramin!

Komuniteti musliman në Maqedoni feston Kurban Bajramin!

Sot besimtarët muslimanë në Maqedoni dhe mbarë botën, festojnë festën e Kurban Bajramit, e cila është festa e dytë më e madhe muslimane menjëherë pas Fitër Bajramit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas traditës, festa filloi në ora 6:40 me faljen e namazit të Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë dhe objektet e tjera fetare.


Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame i Republikës së Maqedonisë Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi dje dërgoi urim në prag të festës, në të cilin ua uroi besimtarëve festën e Kurban Bajramit.