LAJMI I FUNDIT:

Investitorët e huaj të interesuar për konceptin e ri transparent të Qeverisë së Maqedonisë

Investitorët e huaj të interesuar për konceptin e ri transparent të Qeverisë së Maqedonisë

Në një takim pune me sipërmarrësit e Velesit, Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, tha se Maqedonia ishte brenda një krize serioze gjatë tërë gjysmës së parë të këtij viti dhe se ajo krizë politike ka pasur ndikim te investitorët e huaj.

“Kam biseduar me të gjithë investitorët e huaj që kanë pasur dëshirë të vinë në Maqedoni dhe mund të them që nuk është e vërtetë fjala se nuk ka investitorë të huaj dhe nuk ka interesim. Të gjithë investitorët e mundshëm përshëndesin konceptin e ri të Qeverisë për ndihmë tranparente, ku secila kompani do ta dijë se çka i takon, do të stimulohen krijimet e vendeve të reja të punës që do të ofrojnë të ardhura më të larta për të punësuarit me theks të veçantë në kuadrin me kualifikim të lartë. Ka një numër të madh të kompanive të huaja që tregojnë interesim për të investuar në Maqedoni pas shpalljes së masave të Qeverisë së re”, u shpreh Angjushev.

Për kontratat veçmë të nënshkruara, ai tha se Qeveria nuk ka për qëllim mos respektimin e tyre dhe se ata do të plotësohen në tërësi, duke shtuar se kontratat e reja do të jenë maksimalisht transparente dhe nga analizat e bëra konstatohet se të gjitha palët do të jenë të kënaqura dhe kjo do ta bëjë vendin më konkurent në tregun rajonal.


Angjushev ka shtuar se Qeveria e vendit do të ofrojë përkrahje të vazhdueshme edhe për kompanitë vendase sepse ata dividenda do të mbeten në Maqedoni, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për kapital të kompanive ose të vetë pronarëve si individë, pasi që në të dyja rastet duhet të paguajnë tatim në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori