LAJMI I FUNDIT:

Eurobasket, Sllovenia e nis me fitore (Video)

Eurobasket, Sllovenia e nis me fitore (Video)

Sllovenia e ka nisur mbarë Kampionatin Europian të basketbollit.

Sllovenët shënuan fitore kundër Polonisë me diferencë prej nëntë pikëve, 90-81.

Pjesa e parë ka qenë më e rivalizuar, por ballkanasit treguan lojë më të bukur edhe në saje të yllit të NBA-së, Goran Dragic.


Sllovenia pjesën e parë e përfundoi me rezultat 53:46, megjithëse çereku i parë përfundoi me dy pikë epërsi për sllovenët, 24:22.

Çereku i tretë dëshmoi cilësinë e sllovenëve, ku shënuan 21 pikë dhe pranuan 12 sosh.

E në periudhën e fundit, Sllovenia arriti të ruante epërsinë e krijuar për 30 minuta dhe arriti të triumfonte me rezultat 90-81.

Dragic përfundoi ndeshjen me 30 pikë të shënuara dhe 4 asistime, derisa Gasper Vidmar shtoi 11 të tjera bashkë me 4 kërcime. Te Polonia më efikasi ishte Mateusz Ponitka, i cili realizoi “double-double” në saje të 22 pikëve dhe 13 kërcimeve. /Telegrafi/