LAJMI I FUNDIT:

Rreth 70 mijë njerëz në Frankfurt do të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë fundjavës (Foto)

Rreth 70 mijë njerëz në Frankfurt do të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë fundjavës (Foto)

Rreth 70,000 njerëz në Frankfurt do të duhet të lënë shtëpitë e tyre këtë fundjavë në një nga evakuimet më të mëdha të tilla në Gjermaninë e pasluftës, njoftoi policia të mërkurën.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në një hapësirë të tillë është zbuluar një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore, me emrin “blockbuster”.


Operacioni të dielën do të lejojë shpërbërjen e sigurt të bombës britanike prej 1,800 kg, të cilën mediat gjermane thanë se u quajt ‘Wohnblockknacker’ (blockbuster), për shkak të aftësisë për të hedhur në erë rrugët ose ndërtesat.

Bomba e pashpërthyer thuhet se u zbulua të martën gjatë disa punimeve ndërtimore.

Për momentin, siç shtohet më tej, zyrtarët policorë janë duke ruajtur vendin dhe nuk vlerësohet se mund të ketë ndonjë rrezik.

Policia tha se bomba në fjalë ishte një HC 4000, një bombë e ashtuquajtur e kapaciteteve të larta të përdorura në sulmet ajrore nga forcat britanike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Kalo në kategori