Tash e 18 vjet, Shaip Ramabaja, nga fshati Hajvali i Komunës së Prishtinës, kërkon një lajm për djalin e tij të zhdukur që nga 22 prilli i vitin 1999.
Për herë të fundit, ai ka dëgjuar për djalin e tij Bashkimin, më 22 prill të vitit 1999.
“Më 18 prill, 1999, është ndërmarrë ofensiva Marec – Mramor, edhe kanë ikur të gjithë. Djali im ka mbetur aty deri më 22 prill. Të tjerët kanë ikur, kanë hy nëpër kolona të njerëzve. Djali im ka mbetur aty, por më vonë ka tentuar të vijë edhe është zënë (kapur) diku në rrugë dhe nga ajo ditë nuk di asgjë për të”, thotë Ramabaja.
Ai thotë se nuk kalon ditë e vetme pa e përmendur dhe kujtuar djalin e tij, Bashkimin, i cili në kohën kur është zhdukur ishte 27-vjeçar.
“Ka vuajtur, është ndarë nga familja. Unë kisha dashtë ta gjejë ashtu siç është dhe nuk po them silleni të gjallë. Me e gjetë, bile ta di ku të drejtohem, njëherë të shkojë te varri i tij. Nuk kam hapur dhe nuk mund të hapi të pame [vizita për ngushëllime]. Kështu kemi mbetur të humbur”, tha Ramabaja.
Deri vonë ai besonte se i biri i tij është gjallë dhe po mbahej në burgjet serbe, por kjo shpresë tashmë po i shuhet.
Ai thotë se po të kishte një lajm qoftë të mirë apo të hidhur për djalin tij, do ta pranonte pa problem, por jo, siç thotë ai, edhe vuajtjen e përjetshme.
Rreth 1656 persona konsiderohen ende të zhdukur që prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur në Prishtinë para përmendores që është afër Kuvendit të Kosovës, janë vendosur lule në nder të personave të zhdukur.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe familjarë të personave që mungojnë, kanë bërë një marsh të shkurtër nga përmendorja deri te sheshin “Skënderbeu”.
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, njëherësh kryetar i Qendrës Burime për Personat e Zhdukur tha se adresa e fajit për mungesën e këtyre personave është në Beograd dhe kërkoi si nga autoritetet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare, që t’i shtojnë trysnitë mbi Serbinë për të ofruar informata që do të çonin në zbardhjen e fatit të këtyre personave.
“Të gjitha të këqijat e të gjitha të zezat që janë bërë në këto troje, e dimë adresën se kush i ka bërë -Serbia. Nga Presidenti e deri te kryetari i komisionit qeveritar, besoj se duhet ta ndërrojnë strategjinë”, tha Qerkini.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se mungesa e personave të pagjetur që nga përfundimi i luftës ende mbetet një plagë e freskët në Kosovës.
Gjetaj, i cili është edhe anëtar i delegacionit të Kosovës në grupin e përbashkët për të pagjeturit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se për këtë çështje të gjithë ata që kanë informacione duhet të ndihmojnë.
“Familjet e personave të zhdukur, janë kategoria tash për tash e goditur si pasoj e luftës. Apelojmë që të gjithë ata që disponojnë me ndonjë informatë të ndihmojnë në sjelljen e tyre sepse mungesa e informatave është mungesë për të ditur për më të dashurit tonë”, tha Gjetaj.
Në vitin 2011, delegacioni i Kosovës në dialogun teknik në Bruksel, pati iniciuar çështjen e të pagjeturve, si temë në kuadër të dialogut, por e cila nuk ishte vendosur si temë në tavolinën e diskutimeve.
Është paralajmëruar se në fazën e ardhshme të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ekipi i Kosovës do të kërkojë që çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, të zhdukur gjatë luftës, të jetë një nga temat e diskutimit.
Nga varrezat e ndryshme në Kosovës e Serbi janë identifikuar rreth 2500 persona, kurse të pa identifikuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndodhen edhe 400 pjesë nga mbetjet mortore. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje