LAJMI I FUNDIT:

Xharra: Albin, gratë nuk janë vetëm depo mobile gazi lotsjellës!

Xharra: Albin, gratë nuk janë vetëm depo mobile gazi lotsjellës!

Arbana Xharra e ka kritikuar sërish Vetëvendosjen, kësaj radhe për faktin se kjo parti nuk e kandidoi asnjë grua për kryetare në ndonjë komunë të Kosovës, për zgjedhjet lokale që mbahen më 22 tetor.

Anëtarja e PDK-së, Xharra, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vetëvendosja ka bërë shkelje ‘eklatante’ të të drejtave të grave, të cilat përbëjnë një numër të madh të anëtarësisë së kësaj partie.

“Si ta kuptojmë ndryshe këtë dështim kaq eklatant të përmbysjes së zërit të gruas pikërisht në këtë parti? Pse asnjë kandidate? Ta kuptojmë si nënçmim, si respekt ndaj forcave ekstraislamiste që ua rritën votën dhe gratë i duan vetëm me ferexhe e jo si kryekomunare apo si çka?”, shkruan Xharra.


Postimi i plotë i Xharrës:

“Albin, gratë nuk janë vetëm depo mobile gazi lotsjellës!

Cila është prapavija që në zgjedhjet lokale LVV nuk kandidon asnjë grua? I ka më shumë ndoshta se shumë parti tjera. Madje organizata këmbekokë për-muri donë të na bind të jetë vetë çerdhja e feministeve shqiptare. Pse ky paradoks? Nuk besojmë se filozofi Albin Kurti ta ketë marrë aq seriozisht atë konstatimin e Sokratit që thoshte: „gruaja e barabartë (me burrin) bëhet superiore“ dhe ka frikë se ia kontestojnë nesër liderizmin. Jo. As nervoz me Margaret Thatcherin nuk besoj të jetë bërë, pasi ajo thoshte: „Nese doni që në politik të thuhet diçka patjetër angazhoni një politikan, nëse doni që të bëhet diçka gjejeni një politikane“.

Ja nuk iu bashkëngjitmi atyre që u akuzojnë se rrihni gratë e kundërshtarëve. Le të presim që të bëhet Kosova njëherë me drejtesi si duhet. Por se i nënçmoni edhe të tuaja këtu shihet.

Si ta kuptojmë ndryshe këtë dështim kaq eklatant të përmbysjes së zërit të gruas pikërisht në këtë parti? Pse asnjë kandidate? Ta kuptojmë si nënçmim, si respekt ndaj forcave ekstraislamiste që ua rritën votën dhe gratë i duan vetëm me ferexhe e jo si kryekomunare apo si çka?

Hajt tash edhe kjo kauzë me të drejtat e grave del rrenë, ashtu si antiborgjezia para kravatës, ashtu si shteti i Kosovës para se donit pushtet që nuk e njihnit e tash po, ashtu si…

Nëse ky popull ka vesh e sy të paturbulluar nga eklipsi ideologjik e demagogjik që ia keni bërë pëlhurë një ditë madje do t’iu ndëshkojë edhe për këtë shkelje të të drejtave të gruas, respektivisht për shpërdorimin e saj, sikur ajo të ishte vetë shportë për bombola gazi e për hiç ma shumë!” (sic), ka shkruar Xharra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zgjerimi i sanksioneve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, a është mesazh i rëndësishëm edhe për Kosovën?

Zgjerimi i sanksioneve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, a është mesazh i rëndësishëm edhe për Kosovën?

Siguri
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri - intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje

Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri - intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vend ngjarje

Lajme
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Drejtësi
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Kalo në kategori