Të gjithë qytetarët e Bujanocit që jetojnë në mërgim, tash e tutje mund të regjistrohen nëpërmjet një aplikacioni për regjistrim të diasporës së kësaj komune.
Sipas zyrtarëve komunalë, regjistrimi i mërgimtarëve bëhet për të pasur transparencë si dhe për të mos lejuar manipulimin e qeverisë së Serbisë me numrin e shqiptarëve në komunë të Bujanocit.
“Është numër i madh i qytetarëve të Bujanocit që jetojnë në vendet e Perëndimit, por asnjëherë komuna si institucion nuk ka pasur databazë me numrin e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë. Ata nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë dhe në këtë mënyrë janë krijuar kushte për të manipuluar me numrin nga ana e qeverisë”, ka thënë për televizionin publik, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.
Sipas tij, mbajtja e lidhjeve me diasporën jep mundësinë e nxitjes së investimeve në vendlindje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251