LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Ohër, ndërron jetë një fëmijë 2 vjeçar

Tragjedi në Ohër, ndërron jetë një fëmijë 2 vjeçar

Vajzë e moshës 2 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në repartin e fëmijëve në Qendrën mjekësore në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qendra mjekësore e Ohrit informojnë se vajza 2 vjeçare është sjellë në repartin për fëmijë dje pasdite. Pas dhënies së infuzionit dhe përmirësimit të gjendjes, vajza ështv lëshuar në shtëpi. Natën rreth orës 23:50 prindërit e kanë sjellë përsëri në spital, por këtë herë, e vdekur, pa shenja jete. Mjekët janë munduar të rianimojnë fëmijën, por pa sukses./Telegrafi/