LAJMI I FUNDIT:

Hamilton i pakapshëm në Belgjikë, lë pas Vettelin

Hamilton i pakapshëm në Belgjikë, lë pas Vettelin

Hamilton është fituesi i një gare spektakolare të zhvilluar në pistën “Spa Francorchamps” të Belgjikës, duke i rezistuar deri në fund sulmeve të njëpasnjëshme të gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel, i vetmi rival i drejtpërdrejtë për titullin kampion në këtë sezon.

Rikthimi nga pushimet nisi me një spektakël në Belgjikë. Ishte pikërisht xhiroja përshëndetëse e të pranishmëve në këtë garë nga djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher, që përkujtoi kështu me po të njëjtën makinë të drejtuar nga i ati i tij, Benetton, fitoren e parë në Formulën 1 të legjendës së këtij sporti.


Podiumin e Çmimit të Madh të Belgjikës e plotësoi Ricciardo me Red Bull, duke lënë jashtë tij dy finlandezët e Ferrarit dhe Mercedesit, Raikkonen e Bottas.

Me këtë fitore, Hamilton shkurton distancën me Vettelin kryesues në vetëm 7 pikë në renditjen për pilotë, ndërsa sa i përket renditjes për konstruktorë, Mercedesi dominon në krye, përpara Ferrarit.

Gara e ardhshme do të jetë pas një jave në Monza të Italisë. /TCH/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori