LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet ish-kryeministri Bajram Kosumi (Foto)

Aksidentohet  ish-kryeministri Bajram Kosumi (Foto)

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka pësuar një aksident trafiku në lagjen Veternik të Prishtinës.

Fatmirësisht Kosumi nuk është lënduar fare dhe vetura e tij ka pësuar vetëm një gërvishtje të vogël.

Por, ish-kryeministri ka refuzuar të largohet nga rruga derisa policia të dalë në vend të ngjarjes, njofton Klan Kosova.


Kjo ka krijuar një tollovi të madhe dhe kolonë të gjatë të veturave.